• e hënë, 25 nëntor 2024

Në terren mbi 100 persona punojnë në vendosjen e plotë nën kontroll të zjarrit mbi Manastir

Në terren mbi 100 persona punojnë në vendosjen e plotë nën kontroll të zjarrit mbi Manastir

Manastir, 16 korrik 2024 (MIA) - Ekipet e NJTZ Manastir, si gjatë natës, ashtu edhe në mëngjes po vazhdojnë të punojnë në vënien e plotë nën kontroll të zjarrit mbi Manastir.

Nga Komuna Manastir sot në mëngjes informuan se së bashku me kipet e ndërmarrjeve publike për momentin, në terren janë mbi 1000 persona, për të cilët janë siguruar sasi të mjaftueshme të ushqimit dhe ujit.

"Paralelisht po mbahet komunikimi me qendrën për menaxhim me kriza prej ku është paralajmëruar mbështetje nga ajri me shuarjen e zjarrit, kumtuan nga Komuna.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov në profilin e tij në Fejsbuk i falënderoi të gjithë pilotët e guximshëm të cilët janë kundër stihisë së zjarrit.

Falënderim të posaçëm, shkroi Angellov, drejt Republikës së Turqisë për ndihmën e dërguar prej dy er traktorëve dhe njëhelikopter "Blek Hok" në të cilin ndodhem për momentin. ab/

Fotо: Komuna e Manastirit

QËNDRONI TË LIDHUR