MPB: Privohet nga liria një banor i Gjevgjelisë, ka transportuar gjashtë migrantë nga Egjipti dhe ka dalë nga rruga
- Nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria I.D. (43) nga Gjevgjelia për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kontrabandim emigrantësh”.
- Post By Besnik Shuki
- 16:27, 12 prill, 2026
Shkup, 12 prill 2026 (MIA) - Nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria I.D. (43) nga Gjevgjelia për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kontrabandim emigrantësh”.
"Më 11.04.2026 në orën 21:20, në rrugën rajonale Bogdanc–Gjevgjeli, më saktë në vendin e quajtur 'Ura e Larme', një automjet pasagjerësh “Folksvagen” me targa bullgare, i drejtuar nga I.D., ka dalë jashtë rrugës. Pas aksidentit, shoferi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas masave të ndërmarra nga nëpunësit policorë, ai është gjetur. Në vendin e aksidentit janë gjetur gjashtë persona të lënduar emigrantë nga Egjipti, prej të cilëve njëri me lëndime të rënda trupore, i cili është dërguar në Kompleksin e Klinikave 'Nënë Tereza' në Shkup, ndërsa pesë emigrantët e tjerë dhe I.D. kanë pësuar lëndime trupore", informojnë nga MPB.
Për ngjarjen u njoftua prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, ndërsa ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i NJPB Gjevgjeli. bsh/
Foto: MIA arkiv