• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Dodik: Drejtoria e Interpolit e pranoi ankesën e Serbisë, nuk ka fletë-arrest të kuq

Dodik: Drejtoria e Interpolit e pranoi ankesën e Serbisë, nuk ka fletë-arrest të kuq

Banja Llukë, 2 prill 2025 (MIA) - Kryetari i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, sonte në rrjetin social X kumtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e informoi se Drejtoria e Interpolit e pranoi ankesën e Serbisë dhe se është refuzuar kërkesa e Gjykatës së Bosnjë e hercegovinës për shpallje të fletë-arrestit të kuq për të dhe kryetarin e Kuvendit të RS-së, Nenad Stevandiq.

"Falënderim për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për mbështetjen dhe komunikimin e qartë dhe parimor me Interpolin", shkroi Dodik.

"Falëdnerim për kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, si dhe presidentëve të të gjitha vendeve të tjera të cilët dërguan ankesë, duke e kuptuar prapavijën politike të ndjekjes gjyqësore së cilës i jam ekspozuar", tha Dodik. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR