• e enjte, 22 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Do të blihen 120 autobusë ekologjikë, pjesa më e madhe për Shkupin

Do të blihen 120 autobusë ekologjikë, pjesa më e madhe për Shkupin

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - Qeveria sot në seancë ka miratuar Informacion për furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë, 80 prej të cilëve nevojiten urgjent për rinovimin e auto-parkut të NQP-Shkup dhe përmirësimin e transportit publik, ndërsa 40 të tjerët do të shpërndahen konform justifikimit ekonomik dhe nevojave reale të secilës njësi të pushtetit lokal.

"Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin nga Ministria e Transportit lidhur me letrat e interesit të dorëzuara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale lidhur me nevojën për blerjen e autobusëve ekologjikë për transportin publik. Duke pasur parasysh mjetet financiare të siguruara nga buxheti i Ministrisë së Transportit për këtë qëllim, është planifikuar furnizimi i 120 autobusëve ekologjikë, 80 prej të cilëve nevojiten urgjentisht për rinovimin e auto-parkut të NQP-Shkup dhe përmirësimin e transportit publik, ndërsa 40 të tjerët do të shpërndahen sipas justifikimit ekonomik dhe nevojave reale të njësisë vendore", informojnë nga pres-shërbimi qeveritar.

Furnizimi i autobusëve ekologjikë për transport publik, shtojnë nga Qeveria do të kontribuojë për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qyetarët, si dhe uljen e nditjes së ajrit në komuna, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit jetësor. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR