• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deklaratë e kandidatit presidencial, Bujar Osmani

Deklaratë e kandidatit presidencial, Bujar Osmani

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Kandidati për president i koalicionit "Fronti evropian" kryesuar nga BDI, Bujar Osmani sot votoi në vendvotimin në SHF "Adem Jashari" në Komunën e Çairit.

"Të dëshiroj zgjedhjet sot të jenë të lira, të drejta dhe demokratike. Qytetarët të kenë mundësi të dalin masivisht të votojnë. Të votojnë sipas bindjes së vet, por të votojnë me qëllim dhe shpresë për ditë më të mira të shtetit tonë në familjen e madhe evropiane", deklaroi Osmani pas votimit.

Sipas tij, këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, por, siç tha, janë vendimtare në rpaort me të ardhmen e shtetit.

"Qytetarët janë përballë dy opsioneve, para izolimit apo integrimit. Pres ta sjellin vendimin e vërtetë", tha Osmani. ab/

Foto: МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR