• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bundesveri dërgon 10.000 predha artilerie në Ukrainë

Bundesveri dërgon 10.000 predha artilerie në Ukrainë

Berlin, 29 mars 2024 (MIA) - Gjermania do të dërgojë 10.000 predha artilerie nga rezervat e veta në Ukrainë, si pjesë e planit afatgjatë në tre faza, deklaroi gjenerali i Bundesverit, Kristijan Frojding.

Frojding në intervistë për Dojçe thotë se pas fazës së parë, urgjente, nisma çeke për të dërguar edhe më shumë municione do të mbështetet në afat të mesëm.

“Ne do të marrim mbi 180.000 copë municione, të cilat janë planifikuar të dorëzohen nga fillimi i verës deri në fund të vitit”, tha gjenerali.

Në "afat më të gjatë", Gjermania, përveç nismës çeke, nënshkroi edhe një marrëveshje dypalëshe, e cila parashikon dërgimin e 100 mijë predhave të tjera artilerie nga tremujori i katërt i këtij viti. Frojding nuk donte të thoshte me cilin vend ishte lidhur kontrata e dorëzimit.

Sipas Frojding, nevoja aktuale më urgjente e Ukrainës është "municione artilerie, municione të tjera dhe raketa të drejtuara për sisteme moderne të mbrojtjes ajrore dhe automjete të blinduara luftarake".

Në një intervistë për Dojçe, Frojding ka folur edhe për stërvitjen e ushtarëve ukrainas në Gjermani. Vitin e kaluar, 10.000 anëtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës u trajnuan në terrenet ushtarake gjermane, ndërsa 3.000 deri në 4.000 njerëz të tjerë do të trajnohen në muajt e parë të 2024. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR