• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bullgaria përsëri shkon në zgjedhje, partia “Ka një popull të tillë” kthen mandatin për formimin e qeverisë

Bullgaria përsëri shkon në zgjedhje, partia “Ka një popull të tillë” kthen mandatin për formimin e qeverisë

Sofje, 5 gusht 2024 (MIA) - Partia bullgare "Ka një popull të tillë" sot ia ktheu mandatin për formimin e qeverisë presidentit bullgar Rumen Radev pas përpjekjes së dështuar për të formuar koalicion të qëndrueshëm qeverisës, me çka Bullgarinë është afër zgjedhjeve të shtata në tre vitet e fundit.

"Ka një popull të tillë" e cila ishte e gjashta për nga numri i votave të fituara në zgjedhjet e 8 qershorit, duke fituar vetëm 16 nga 240 vende deputetësh më 29 korrik mori mandatin për të formuar qeverinë, pasi partia e qendrës së djathtë GERB dhe PP-ja reformatore nuk arritën të formojnë qeveri.

Radev tani duhet të emërojë ushtrues detyre kryeministër dhe në dy muajt e ardhshëm të shpall zgjedhjet, të shtatat që nga viti 2021.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR