Vietnami e hoqi kufizimin "dy fëmijë"
- Vietnami pas 37 vitesh, e ka hequr kufizimin që familjet të kenë vetëm dy fëmijë. Tani familjet vetë do të vendosin sa fëmijë do të kenë.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:50, 4 qershor, 2025
Hanoi, 4 qershor 2025 (MIA) - Vietnami pas 37 vitesh, e ka hequr kufizimin që familjet të kenë vetëm dy fëmijë. Tani familjet vetë do të vendosin sa fëmijë do të kenë.
Masa për dy fëmijë në Vietnam ishte vendosur në vitin 1988, por tani është pezulluar për shkak të frikës se norma e ulët e natalitetit do të ndikojë negativisht në ekonomi.
Vietnami ka popullsi prej rretj 100 milionë banorë, ndërsa në tre vitet e fundit norma e fertilitetit është nën pragun e nevojshëm të riprodhimit prej 2.1, që është një tregues historikisht i ulët. Ky fenomen prek kryesisht kryeqytetin Hanoi dhe qytetin Ho Shi Min - dy qendra ekonomike të Vietnamit, ku kostot e jetesës janë të larta. qa/
Foto: EPA