• e mërkurë, 12 qershor 2024

Bujqit t'i mbrojnë të mbjellat, reshjet e kohëpaskohshme të volitshme për paraqitje të barërave të këqija, sëmundjeve dhe dëmtuesve

Bujqit t'i mbrojnë të mbjellat, reshjet e kohëpaskohshme të volitshme për paraqitje të barërave të këqija, sëmundjeve dhe dëmtuesve

Shkup, 18 maj 2024 (MIA) - Moti i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut është i përshtatshëm për paraqitje të barërave të këqija, sëmundjeve dhe dëmtuesve. Për atë shkak, bujqit duhet të kujdesen për mbrojtjen e të mbjellave të tyre, rekomandojnë agrometeorologët nga DPHM.

Nëse kushtet e motit lejojnë, mund të vazhdohet me masat e tjera agroteknike. Rekomandohet të ndëmerren edhe masa preventive për përforcim të serave dhe konstruksioneve të tjera, si dhe për pastrim dhe mbrojtje të kanaleve kulluese për kullim më të lehtë të ujërave sipërfaqësore, thonë agrometeorologët.

"Moti i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut gjatë ditëve të kaluara, i mban kulturat bujqësore në gjendje aktive, me lagështi të mjaftueshme në truall, por edhe me kushte të dukurisë së barërave të këqija, sëmundjeve dhe dëmtuesve, për shkak të ekzistimit të kushteve optimale për përhapje dhe zhvillim të tyre", theksojnë agrometeorologët.

Ata vlerësojnë se reshjet e reja të cilat i paralajmëron DPHM, do t'i rrisin akumulimet artificiale të cilat ishin me nivel të zvogëluar të ujit. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR