• e hënë, 23 dhjetor 2024

Britania e Madhe dorëzon koloninë e saj të fundit afrikane

Britania e Madhe dorëzon koloninë e saj të fundit afrikane

Londër, 4 tetor 2024 (MIA) - Britania e Madhe dorëzoi koloninë e saj të fundit afrikane. Ishujt Çagos iu kthyen Mauriciusit, pas presionit ndërkombëtar dhe 13 raundeve të negociatave.

Britania ka hequr dorë nga sovraniteti në një marrëveshje që do të lejonte të zhvendosurit më shumë se 50 vjet më parë të kthehen në shtëpi, por ruajti të drejtën për të përdorur bazën strategjike ushtarake që drejton me SHBA-në.

Qeveria e Mauriciusit konfirmoi se ishte detyruar ilegalisht të hiqte dorë nga Ishujt Çagos në këmbim të pavarësisë së saj nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1968.

"Nuk ka qenë aspak e lehtë, por jemi krenarë dhe të tronditur që lufta përfundon këtu me një rishikim të padrejtësive në të kaluarën. Më në fund kemi arritur marrëveshje që mund të çojë në një marrëveshje mes dy vendeve tona. Anglia njeh tragjedinë e përjetuar nga banorët e ishujve Çagos dhe ia transferoi kujdesin për mirëqenien e tyre Mauriciusit", deklaroi Pravind Jugnaut, kryeministër i Mauriciusit.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR