• e mërkurë, 03 korrik 2024

Borell: Libani dhe BE-ja do të punojnë së bashku për de-përshkallëzimin dhe stabilitetin afatgjatë

Borell: Libani dhe BE-ja do të punojnë së bashku për de-përshkallëzimin dhe stabilitetin afatgjatë

Bejrut, 6 janar 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell, ka folur sot me kryeministrin libanez Naxhib Mikati për situatën në Bejrut, ndikimin e konfliktit në Gaza në rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe në Siri.

"Ramë dakord që të punojmë së bashku diplomatikisht për de-përshkallëzimin dhe stabilitetin afatgjatë, që është në interesin e të gjithëve”, shtoi Borell në “X”.

Gjatë vizitës së paralajmëruar në Liban, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve, Borell do të takohet edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Emigrantëve, Abdallah Bu Habib dhe komandantin e Forcave të Armatosura libaneze, gjeneralin Xhozef  Aun, është publikuar në ueb faqen e Bashkimit Evropian. 

Ai do të takohet gjithashtu me komandantin e Forcave të Përkohshme të KB-së në Liban (UNIFIL), gjeneralin Arold Lazar. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR