• e premte, 26 korrik 2024

Bojmacaliev dhe Neshiq: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë me letërnjoftime në Bosnjë e Hercegovinë

Bojmacaliev dhe Neshiq: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë  me letërnjoftime  në Bosnjë e Hercegovinë

Shkup, 27 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev në mëngjes realizoi bisedë telefonike me ministrin e Sigurisë së Bosnjë e Hercegovinës Nenad Neshiq, lidhur me miratimin e Bosnja e Hercegovinës për udhëtimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me letërnjoftime, njoftuan nga MPB.

Bojmacaliev dhe Neshiq biseduan në lidhje me atë në Bosnjë e Hercegovinë qytetarët e Maqedonisë të mund të udhëtojnë me letërnjoftime me emrin e vjetër, duke e respektuar Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës në kushtet e udhëtimit të shtetasve të të dy vendeve, të nënshkruar në vitin 2018.

"Me këtë rast Bojmacaliev theksoi rëndësinë e ndërtimit të urave me vendet mike dhe tha se kjo mundësi është në kuadër të bashkëpunimit të përforcuar dhe marrëdhënieve të përmirësuara ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës në periudhën e kaluar, si dhe fakti se e njëjta praktikë tashmë është krijuar dhe me Republikën e Serbisë, Shqipërinë dhe Kosovën ku hyrja lejohet me letërnjoftim me emrin e vjetër të shtetit. Në të njëjtën kohë, Bojmacaliev theksoi se MPB është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t'u mundësuar qytetarëve t'i realizojnë të gjitha të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë dhe ligj", nënvizohet në kumtesën e MPB-së. sa/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR