• e premte, 05 dhjetor 2025

Bisedë telefonike Makron-Putin pas gati tre vitesh

Bisedë telefonike Makron-Putin pas gati tre vitesh

Paris, 1 korrik 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emanuel Makron zhvilluan sot një bisedë telefonike, për herë të parë pas pothuajse tre vjet, njoftoi Kremlini.

Sipas palës ruse, Putin ka deklaruar se konflikti në Ukrainë është për shkak të politikës së Perëndimit, e cila injoron interesat e Rusisë dhe krijon një urë anti-ruse në Ukrainë dhe toleron shkeljet e të drejtave të popullsisë që flet në gjuhën ruse.

Nga Kremlini thheksojnë se bisada ka zgjatur rreth dy orë.

Nga pallati Elize konfirmuan se Makroni ka theksuar "mbështetjen e palëkundur të Francës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës" dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, si dhe negociata për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të qëndrueshme të konfliktit.

Presidenca franceze kumtoi se të dy liderët ranë dakord të diskutojnë përsëri së shpejti për çështjen e Iranit dhe aktivitetet e përbashkëta që lidhen me të.

Ky është kontakti i parë i drejtpërdrejtë midis Putinit dhe Makronit që nga shtatori i vitit 2022. ls/

Foto.Arkiv

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR