• e premte, 15 nëntor 2024

Berbok nga Kievi ftoi aleatët për më shumë mbështetje për të mbrojtur qiellin e Ukrainës nga sulmet ajrore ruse

Berbok nga Kievi ftoi aleatët për më shumë mbështetje për të mbrojtur qiellin e Ukrainës nga sulmet ajrore ruse

Kiev, 21 maj 2024 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok ka arrit sot në mëngjes në Kiev dhe bëri thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare për mbrojtjen e qiejve të Ukrainës nga sulmet ajrore ruse, transmeton DPA.

"Që të mbrohet Ukraina nga raketat dhe dronët rusë, ajo ka nevojë urgjente për mbrojtje ajrore të përforcuar", tha ajo në fillim të vizitës së saj të shtatë në Ukrainë që nga shpërthimi i luftës gjithëpërfshirëse në shkurt 2022.

Udhëtimi i saj nuk u paralajmërua për shkaqe sigurie.

Berbok tha se aleatët e Kievit duhet t'i "bashkojnë forcat" për Ukrainën dhe të parandalojnë presidentin rus Vlladimir Putin të dërgojë trupa në "kufijtë tanë".

Ajo tha se iniciativa e udhëhequr nga Gjermania, qëllimi i së cilës është forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës, ka mbledhur rreth një miliard euro (1 miliard dollarë).

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR