Komisioni Evropian miratoi pagesën prej 4.1 miliardë eurosh për Ukrainën në kuadër të mekanizmit për ndihmë evropiane
- Komisioni Evropian ka miratuar pagesën e 4.1 miliardë eurove për Ukrainën në kuadër të mekanizmit të Bashkimit Evropian, raporton Ukrinform, duke cituar një postim të kryeministrit ukrainas Denis ShmIhal në "Telegram".
- Post By Sara Ademi
- 19:51, 14 nëntor, 2024
Bruksel, 14 nëntor 2024 (MIA) - Komisioni Evropian ka miratuar pagesën e 4.1 miliardë eurove për Ukrainën në kuadër të mekanizmit të Bashkimit Evropian, raporton Ukrinform, duke cituar një postim të kryeministrit ukrainas Denis ShmIhal në "Telegram".
"Komisioni Evropian miratoi pagesën e 4.1 miliardë eurove për Ukrainën në kuadër të Mekanizmit të Ukrainës. KE vlerësoi pozitivisht reformat dhe theksoi se qeveria plotësoi treguesit e nevojshëm për të marrë këtë këst. Presim një miratim të shpejtë të vendimit nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Me këtë, mbështetja totale në kuadër të Mekanizmit për Ukrainën këtë vit do të arrijë në 16.1 miliardë euro", ka shkruar Shmihal.
Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të BE-së për Kievin. Ai theksoi se pavarësisht luftës së vazhdueshme me Rusinë, Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj reformave dhe transformimeve që synojnë forcimin e integrimit të saj evropian dhe përparimin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s