• e premte, 22 nëntor 2024

Volc: Trampi planifikon të sjellë Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve dhe t'i japë fund luftës

Volc: Trampi planifikon të sjellë Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve dhe t'i japë fund luftës

Uashington, 14 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp planifikon t'i sjellë Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve dhe me këtë t'i japë fund luftës, tha kandidati për funksionin e këshilltarit për siguri kombëtar në Shtëpinë e Bardhë, Majk Volc.

Volc, i cili është kongresmen republikan nga Florida, deklaroi për Zërin e Amerikës pasi republikanët u takuan me Trampin të mërkurën se presidenti i sapozgjedhur e ka bërë të qartë se dëshiron t'i ulë të dyja palët në tryezën e bisedimeve dhe se është fokusuar në përfundimin e luftës, ndërsa jo në vazhdimin e saj.

Ai tha se vizioni i politikës së sigurisë të SHBA-së në lidhje me Ukrainën varet nga presidenti i sapozgjedhur.

Volc do ta zëvendësojë Xhejk Salivan si këshilltar për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Është një pozicion i fuqishëm në një administratë presidenciale që nuk kërkon miratimin e Senatit.

Trampi njoftoi dje se do të emëronte Volcin si këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e tij të ardhshme. sa/

Foto: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR