• e premte, 22 nëntor 2024

Parlamenti Evropian kërkon të gjitha vendet të kontribuojnë për financimin e veprimeve klimatike

Parlamenti Evropian kërkon të gjitha vendet të kontribuojnë për financimin e veprimeve klimatike

Bruksel, 14 nëntor 2024 (MIA) - Parlamenti Evropian miratoi sot kërkesat për konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike KOP29 që të definohet qëllimi i ri i përbashkët për financimin e aksioneve për luftë kundër ndryshimeve klimatike.

Për rezolutën, të cilën e përgatiti Komisioni për Mjedis Jetësor, Shëndet Publik dhe Siguri të Ushqimit, votuan 429 deputetë, 183 ishin kundër, ndërsa 24 të abstenuar.

Në Rezolutë thirren të gjitha vendet të arrijnë marrëveshje për qëllimin e ri kolektiv për financimin e veprimeve klimatike pas vitit 2025, e cila do të harmonizohet me parimin "ndotësi paguan" dhe do të bazohet në burime të ndryshme publike, private dhe inovative të financimit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR