• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën nëntë të vdekur në një sulm izraelit në Libanin lindor

Të paktën nëntë të vdekur në një sulm izraelit në Libanin lindor

Bejrut, 14 nëntor 2024 (MIA) - Të paktën nëntë persona humbën jetën sot, ndërsa pesë janë plagosur në Libanin lindor, kur një sulm ajror izraelit qëlloi një ndërtesë në qytetin Baalbek.

Armata izraelite ende nuk e ka komentuar sulmin, i cili ishte kryer pa paralajmërim. Tani për tani nuk dihet se cili ishte qëllimi i sulmit.

Aeroplanët luftarakë izraelitë intensifikuan sot sulmet në Liban, duke synuar zona të ndryshme në jug dhe lindje të vendit, duke përfshirë periferitë e qytetit Tir dhe provincën Nabatie, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve Libaneze.

Në shënjestër të sulmeve izraelite ishin edhe periferitë jugore të Bejrutit, të cilat u bënë më të shpeshta në dy ditët e fundit.

Armata izraelite ka lëshuar një paralajmërim evakuimi për disa lokacione dhe ndërtesa në periferi të Bejrutit.

Armata konfirmoi sulmet e pozitave të lëvizjes libaneze proiraniane Hezbollah në zonën Dahia, duke përfshirë një depo për armë dhe qendra komanduese.

Sipas të dhënave të sotme  të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, numri i të vdekurve nga fillimi i konfliktit me Izraelin më 8 tetor të vitit 2023 arriti 3.365, ndërsa janë plagosur 14.244 persona. Pothuajse 1,2 milionë banorë janë shpërngulur. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR