Zaharova: Rusia do të bashkëpunojë me vendet arabe për depërshkallëzimin në Lindjen e Mesme
- Rusia do të bashkëpunojë me vendet arabe për depërshkallëzimin në Lindjen e Mesme, tha sot zëdhënësja e Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova.
- Post By Sara Ademi
- 20:13, 14 nëntor, 2024
Moskë, 14 nëntor 2024 (MIA) - Rusia do të bashkëpunojë me vendet arabe për depërshkallëzimin në Lindjen e Mesme, tha sot zëdhënësja e Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova.
Duke e komentuar samitin e përbashkët të mëparshëm të Ligës Arabe dhe Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC), e cila fokusohej në konfliktin palestinezo-izraelit, Zaharova tha se është dërguar ftesë te komuniteti ndërkombëtar të kontribuojë për depërshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme.
"Jemi të gatshëm për një koordinim të ngushtë të mëtejshëm me partnerët tanë arab dhe mysliman, si dhe me mendimtarët e njejtë, në interes të uljes së tensioneve në zonën e konfliktit dhe lëvizjes drejt zgjidhjes gjithëpërfshirëse politike-diplomatike të themeluar në parimet e njohura universale", theksoi Zaharova. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s