Koen: Izraeli më afër se kurdoherë pranë marrëveshjes për armëpushim me Hezbollahun
- Ministri izraelit i Energjetikës, Eli Koen deklaroi sot se Izraeli është më afër arritjes së marrëveshjes për armëpushim me Hezbollahun libanez, nga cilado periudhë nga fillimi i luftës.
Jerusalem, 14 nëntor 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Energjetikës, Eli Koen deklaroi sot se Izraeli është më afër arritjes së marrëveshjes për armëpushim me Hezbollahun libanez, nga cilado periudhë nga fillimi i luftës.
Koen, anëtar i Kabinetit më të lartë izraelit të sigurisë, deklaroi se Izraeli duhet ta mbajë lirinë e saj të veprimit në Liban nëse shkelet ndonjë marrëveshje.
Mediat izraelite kanë bërë të ditur se përgjigjja e Libanit për propozimin për armëpushim e dëeguar në Bejrut nga SHBA-ja mund të arrijë në 24 orët e fundit.
Ministri për Çështje Strategjike Ron Dermer k ëtë javë ka qenë në Uashington që të bisedojë për detajet e fundit të propozimit, duke përfshirë edhe garancitë me shkrim se Izraeli ka liri të veprojë kundër kërcënimeve të Hezbollahut në Liban, me përfaqësues nga administrata e presidentit amerikan Xho Bajden.
Dermer është takuar edhe me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Tramp. mb/