• e premte, 15 nëntor 2024

Berbok akuzon Putinin për terror ndaj civilëve ukrainas

Berbok akuzon Putinin për terror ndaj civilëve ukrainas

Kiev, 21 maj 2024 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok e ka akuzuar presidentin rus Vlladimir Putin për terror mbi infrastrukturën dhe popullsinë civile në Ukrainë.

"Fakti se ky terror ndaj infrastrukturës vazhdon edhe pas dimrit tregon se presidenti rus dëshiron ta shkatërrojë vendin, dëshiron ta shkatërrojë jetën e njerëzve këtu", tha Berbok sot gjatë vizitës në një nga centralet më të mëdha në Ukrainë.

Ajo u informua nga ministri ukrainas i Energjisë, German Galushçenko për situatën në centralin i cili u shkatërrua muajin e kaluar.

Galushçenko tha se Rusia lëshoi ​​gjithsej 11 raketa në vend. Prej tyre, vetëm gjashtë ishin rrëzuar nga sistemi ukrainas për mbrojtje ajrore sepse nuk kishte më raketa kundërajrore në dispozicion.

Ministrja gjermane apeloi "deri te partnerët ndërkombëtar në mbarë botën se mbrojtja ajrore duhet të forcohet për të mbrojtur jo vetëm qytetet e mëdha, por edhe infrastrukturën”.

“Edhe në ditët e ngrohta të pranverës, furnizimi me energji elektrike i Ukrainës duhej të ndërpritej pasi centralet qendrore me qymyr u goditën nga sulmet”, tha Berbok. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR