• e martë, 16 korrik 2024

BE-ja e shënoi Ditën e përkujtimit të viktimave nga kriza globale klimatike

BE-ja e shënoi Ditën e përkujtimit të viktimave nga kriza globale klimatike

Bruksel, 15 korrik 2024 (MIA) - Në Bruksel sot u mbajt ceremoni në përkujtim të viktimave nga kriza globale klimatike, në të cilën morën pjesë eurokomisari për menaxhim me kriza Janez Lenarçiç dhe përfaqësues të Qeverisë belge.

Në fjalimin në ceremoninë Lenarçiç theksoi se sot BE-ja për të dytën herë e shënon Ditën e përkujtimit të viktimave nga kriza globale klimatike, me të cilën nderohen të vdekurit në vërshimet e mëdha që në ditën e sotme para tre vjetëve i goditën Belgjikën, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Holandën, si dhe të gjitha viktimat e fatkeqësive natyrore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

"Shfrytëzojmë këtë mundësi për të parë sfidat përpara. Bashkimi Evropian do të vazhdojë përpjekjet për të zbutur ndryshimet klimatike, si dhe për të forcuar përshtatjen dhe rezistencën klimatike, duke i dhënë brezit të ardhshëm shpresë për një të nesërme më të mirë dhe më të sigurt", theksoi Lenarçiç.

Në vitin 2023, Parlamenti Evropian, Këshilli i BE-së dhe Eurokomisioni nënshkruan deklaratë të përbashkët me të cilën 15 korriku është shpallur Dita e Unionit për përkujtimin e viktimave nga kriza globale klimatike. 

Siç bëri të ditur Komisioni Evropian me rastin e Ditës së sotme, me shënimin e saj nderohen të vdekurit dhe të goditurit nga kriza klimatike dhe shërben edhe si thirrje për veprim që të minimizohet ndikimi i ndryshimeve klimatike kudo që është e mundur dhe të ndërtohet rezistencë për mbrojtje të jetëve dhe mjeteve për jetë. 

Ky është një rast për të kujtuar viktimat në Evropë dhe në mbarë botën, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për veprimet që njerëzit mund të ndërmarrin për të zvogëluar rrezikun e ndikimeve klimatike dhe për t'u përgatitur më mirë dhe për t'iu përgjigjur fatkeqësive klimatike, tha KE në kumtesën e tij.

Eurokomisari për veprim klimatik Volke Hukstra vlerësoi se ndryshimet klimatike janë rrezik i qartë dhe i pranishëm, i cili është pjesë e realitetit tonë. 

"Tre vjet më parë sot, Belgjika, Gjermania, Luksemburgu dhe Holanda përjetuan përmbytje shkatërruese. Sot ne përkujtojmë njerëzit që vdiqën atë ditë, por edhe çdo person që humbi jetën për shkak të ndryshimeve klimatike në mbarë botën. Ne duhet të punojmë së bashku për të siguruar që shoqëritë tona të jenë më të pajisura për t'u përballur me fatkeqësitë klimatike, për shembull duke investuar në përshtatjen klimatike", theksoi Hukstra. fc/

Fotografia: KE

QËNDRONI TË LIDHUR