• e diel, 22 dhjetor 2024

Borel: Refuzojmë që UNRVA-n ta shpallim për organizatë terroriste

Borel: Refuzojmë që UNRVA-n ta shpallim për organizatë terroriste

Bruksel, 15 korrik 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel, deklaroi se e refuzojnë shpalljen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihmë për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRVA) për "organizatë terroriste".

Borel, Ministri jordanez i Punëve të Jashtme, Ajman Safadi dhe komisioneri i Fqinjësisë dhe Zgjerimit të BE-së Oliver Varheji iu drejtuan gazetarëve në Bruksel në margjinat e takimit të 15-të të Këshillit të Partneritetit Jordan-Evropë.

“Ne refuzojmë ta etiketojmë UNRVA-n si një organizatë terroriste dhe do të vazhdojmë ta mbështesim atë me donatorë”, tha Borel, duke theksuar rëndësinë e partneritetit midis Jordanisë dhe Bashkimit Evropian në nivele të ndryshme.

Safadi vuri në dukje se Jordania "ka qenë gjithmonë në qendër të krizave rajonale".

"Sulmet në Gazë kanë vazhduar për një kohë shumë të gjatë dhe ne duhet të punojmë për t'i parandaluar ato," tha Safadi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR