• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria ruse e Mbrojtjes ka dërguar 150.000 rekrutë në stërvitje

Ministria ruse e Mbrojtjes ka dërguar 150.000 rekrutë në stërvitje

Moskë, 15 korrik 2024 (MIA) - Në kuadër të rekrutimit të pranverës, 150.000 persona janë dërguar në shërbim ushtarak, kumtoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Në kumtesë thuhet se obliguesit ushtarakë nuk janë dërguar në lokacione të Forcave të armatosura të federatës ruse në Donjeck dhe Lugansk dhe rajonin e Zaporozhjes dhe Hersonit. Këto janë rajonet ku kryesisht po zhvillohen luftime në Ukrainë, pasi Rusia i ka sulmuar dhe pastaj në mënyrë joligjore i ka anektuar.

Në kumtesën e MM-së ruse thuhet se shumica e rekrutëve janë dërguar në formacione dhe njësi për stërvitje. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR