• e martë, 16 korrik 2024

Si-En-En: Më shumë se 20 copë armë janë regjistruar në emrin e babait të sulmuesit të Trampit

Si-En-En: Më shumë se 20 copë armë janë regjistruar në emrin e babait të sulmuesit të Trampit

Uashington, 15 korrik 2024 (MIA) - Më shumë se 20 copë armë janë regjistruar në emrin e babait të Tomas Metrju Kruks, sulmuesit i cili qëlloi ish presidentin amerikan Donald Tramp. Të gjitha ato armë ishin blerë ligjërisht, deklaroi një burim i policisë për Si-En-En. Kur hetuesit e kishin kërkuar trupin e sulmuesit, kishin gjetur një transmetues, tha një burim. 

Gjatë bastisjes së automobilit të sulmuesit ishte zbuluar një dëgjuese me tela të cilët hynin në një kuti metali, në të cilën ka pasur pajisje për të cilën besohet se është pajisje shpërthyese, në bagazhin e automobilit të tij.

Një teori që hetuesit po shqyrtojnë është nëse vrasësi kishte për qëllim të aktivizonte një eksploziv në makinën e tij si një taktikë për të tërhequr vëmendjen e personelit të sigurisë nga pozicioni në të cilin ndodhej Kroks dhe në  drejtim të shpërthimit, thanë burime për Si-En-En.

Ata shtuan se fakti që ishte vërejtur nga qytetarë dhe i përballur me një polic lokal ndoshta e ka nxitur Kruksin që ta përshpejtojë planin e tij dhe të mos përdorë pajisje shpërthyese eventuale si mjet për të tërhequr vëmendje. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR