BE-ja vendosi sanksione të reja kundër ardhacakave hebrenjë në Bregun Perëndimor
- Bashkimi Evropian sot vendosi sanksione të reja kundër personave fizikë dhe juridikë izraelitë – ardhacakëve hebrenjë dhe grupeve aktiviste, përgjegjës për “shkelje serioze dhe sistematike të të drejtave të njeriut” të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
- Post By Besnik Shuki
- 21:26, 15 korrik, 2024
Bruksel, 15 korrik 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian sot vendosi sanksione të reja kundër personave fizikë dhe juridikë izraelitë – ardhacakëve hebrenjë dhe grupeve aktiviste, përgjegjës për “shkelje serioze dhe sistematike të të drejtave të njeriut” të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
BE-ja ka shtuar pesë persona fizikë dhe tre persona juridikë në listën e saj, sipas kumtesës së Këshillit të BE-së. Kjo e rrit numrin total të të sanksionuarve në 14 që nga vendosja fillestare të sanksioneve në prill.
Kufizimet përfshijnë ngrirjen e mjeteve dhe ndalimin e hyrjes në vendet e Bashkimit Evropian.
Ndër personat e rinj juridikë në listë është grupi "Cav 9”, i akuzuar për bllokimin e ndihmave humanitare dhe derivateve në Gazë përmes “veprimeve të dhunshme”.
Mes personave të sanksionuar fizikë janë Isashar Maneh, krijuesi i një postblloku joligjor në Bregun Perëndimor, Ben-Cion "Benci" Gopshtajn dhe Baruh Marzel. bsh/
Foto: Arkiv