• e martë, 16 korrik 2024

Thirrje të shumta për dorëheqjen e shefes së Shërbimit sekret amerikan për lëshim të sigurisë

Thirrje të shumta për dorëheqjen e shefes së Shërbimit sekret amerikan për lëshim të sigurisë

Uashington, 15 korrik 2024 (MIA) - Shefja e Shërbimit sekret amerikan, Kimberli Çitëll ka marrë thirrje të shumta për dorëheqjen e saj për shkak të lëshimit të rëndë të sigurisë. Shërbimi Sekret përballet me pyetje serioze se si i armatosuri Tomas Metju Kruks arriti të pozicionohej në një çati pranë vendit ku mbahej tubimi, vetëm 130 metra larg.

“Shefja e Shërbimit Sekret dhe shefi i Sigurisë në këtë ngjarje duhet të japin dorëheqjen”, shkroi miliarderi Elon Mask në Tuiter. Mask shtoi se dy shpjegime janë të mundshme: paaftësi ekstreme ose veprim i qëllimshëm. Në çdo rast, sipas tij, udhëheqja e Shërbimit Sekret duhet të japë dorëheqjen.

Disa orë pas tubimit, kryetari republikan i Dhomës përfaqësuese, Majk Xhinson deklaroi se Kongresi do të kryejë një hetim të plotë mbi ngjarjet tragjike. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR