BE-ja dhe Kanadaja do të bisedojnë për afrim, shenja më e re për presion më të gjerë të Brukselit për diversifikim të tregtisë nga SHBA-ja
- Të goditur nga doganat dhe kërcënimet nga Uashingtoni, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja sot do të bisedojnë për afrim, që është shenja më e re për presion më të gjerë të Brukselit për diversifikim të tregtisë nga SHBA-ja.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:40, 12 shkurt, 2025

Bruksel, 12 shkurt 2025 (MIA) - Të goditur nga doganat dhe kërcënimet nga Uashingtoni, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja sot do të bisedojnë për afrim, që është shenja më e re për presion më të gjerë të Brukselit për diversifikim të tregtisë nga SHBA-ja.
Kryeministri kanadez, Xhastin Trudo do të bisedojë me përfaqësuesit më të lartë të BE-së në kryeqytetin belg, pasi që presidenti amerikan Donald Tramp vendosi dogana prej 25 për qind për import të çelikut dhe aluminit.
Trudo tha se Kanadaja "do të punojë me partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë" prëderisa mendon se si t'i zgjidhë tarifat e Trampit, duke premtuar përgjigje "të fuqishme dhe të qartë", nëse nevojitet.
Vizita e Trudos vjen në kohën kur BE-ja u pozicionua si partnere e sigurtë tregtare për vendet e tjera të cilat dëshirojnë të zhvillojnë biznes. "Situata nuk do të përmirësohet", tha Ignasio Garsia, ekspert për tregti ndërkombëtare në think-tenkun e Brukselit "Brojgel",për lidhjet BE-SHBA në kohën e Trampit.
Kjo i le BE-së - "nuk ka opsion tjetër" përveç se të "investojnë në zhvillimin e tregjeve alternative", shtoi ai.
SHBA-ja merr pjesë me rreth 20 për qind dhe 77 për qind të eksportit të BE-së dhe Kanadasë, në mënyrë adekuate. I gatshëm për luftë tregtare, Brukseli punon në zgjerimin e horizonteve të veta tregtare pasi që republikani u kthye në Shtëpinë e Bardhë në nëntor.
Blloku paralajmëroi marrëveshje të përforcuar me meksikën, vazhdim të bisedimeve për marrëvehsje për tregti të lirë me Malejzinë dhe marrëveshje tër e me bllokun e Amerikës Jugore Merkosur.
Të hënën, Antonio Koshta, i cili e kryeson Këshillin e Evropës i ciëi i përfaqëson 27 vendet-anëtsre të BE-së, bisedoi për thellimin e lidhjeve me Afrikën Jugore, e cila gjithashtu është në debat me Trampin.
Brukseli konsideron se përforcimi i lidhjeve me kombet e tjera në fundin e ashpër të shkopit amerikan është maturi dhe diçka që duhet të shfrytëzohet si levë me Uashigntonin.
"Mund të tregtojmë me tërë botën. Nëse i mbyllim tregjet tona, kemi partnerë tët jerë", tha prëfaqësuesi.
Kanadaja tashmë ka marrëveshje për tregti të lirë me BE-në, meritore për rritje të tregtisë bilaterale me mallra për 60 për qind prej vitit 2017. BE-ja tani është destinacioni i dytë eksportues për nga madhësia i Kanadasë pas SHBA-së, me tregti bilaterale në vlerë prej 157,3 miliardë dollarë kanadezë (106 miliardë euro) në vitin 2023.
Mediumet perëndimroe lajmërojnë se tani për tani jozyrtarisht flitet edhe për jetësimin e planeve për ndërtim të përçuesve dhe terminaleve të cilët do të mundësojnë nafta dhe gazi të nxjerrur në Kanadanë perëndimore të transprotohen drejt lindjes pa pasur nevojë të kalojë nëpër SHBA.