Bastisje në Kumanovë, gjendet heroinë, kokainë, krek, marihuanë
- - Nëpunës policorë të Seksionit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë nga Njësia e Policisë Kriminalistike pranë SPB Kumanovë, mbrëmë në orën 21:35 e kanë privuar nga liria D.M. (43) nga Kumanova.
- Post By Fitore Curri
- 10:26, 5 tetor, 2023

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të Seksionit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë nga Njësia e Policisë Kriminalistike pranë SPB Kumanovë, mbrëmë në orën 21:35 e kanë privuar nga liria D.M. (43) nga Kumanova.
Siç informojnë nga MPB, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar heroinë, kokainë, materie e bardhë e kristaltë-krek, marihuanë dhe dy peshore digjitale me mbetje të llojeve të ndryshme të drogave.
Personi është në mbajtje në stacion policor. Për rastin është informuar Prokurori Publik kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s