Baro: Lufta me Iranin është pothuajse e pashmangshme nëse negociatat nuk kanë sukses
- Nëse negociatat për programin bërthamor iranian nuk kanë sukses, një “konflikt ushtarak” do të ishte “pothuajse i pashmangshëm”, deklaroi mbrëmë ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan-Noel Baro në një fjalim në Parlament.

Paris, 3 prill 2025 (MIA) - Nëse negociatat për programin bërthamor iranian nuk kanë sukses, një “konflikt ushtarak” do të ishte “pothuajse i pashmangshëm”, deklaroi mbrëmë ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan-Noel Baro në një fjalim në Parlament.
Baro shtoi se mundësitë po zvogëlohen, sepse mbesin edhe pak muaj deri në skadimin e marrëveshjes aktuale.
"Dhjetë vjet pas marrëveshjes bërthamore me Iranin, besimi dhe bindja jonë mbeten të paprekura. Irani nuk duhet të posedon kurrë armë bërthamore, kurse prioritet është arritja e një marrëveshjeje që kufizon "në mënyrë të verifikueshme dhe të qëndrueshme" programin bërthamor të Iranit, tha Baro.
Presidenti amerikan Donald Tramp së fundmi deklaroi se do të ketë "bombardim të Irani nëse nuk ka marrëveshje".
Presidenti francez Emanuel Makron dje e mblodhi Këshillin e Mbrojtjes për të diskutuar për Iranin, çështjet strategjike dhe krizën e Lindjes së Afërt.
Programi bërthamor i Iranit është në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, siç është mbështetja e Iranit për kryengritësit huthë në Jemen, të cilët po pengojnë lundrimin në Detin e Kuq.
Vendet perëndimore, të udhëhequra nga SHBA-ja, me dekada dyshojnë se Irani dëshirton të ndërtojë armë bërthamore.
Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei se fundmi premtoi "një përgjigje të fortë", nëse diplomacia dështon dhe Irani bombardohet. ls/
Foto: EPA