Babishi fton Evropën të fillojë negociata paqësore me Putinin për Ukrainën
- Kryeministri çek Andrej Babish i ka bërë thirrje Evropës të fillojë negociata me presidentin rus Vladimir Putin për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, bëjnë të ditur mediat çeke.
- Post By Fami Bajrami
- 14:15, 8 shkurt, 2026
Pragë, 8 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri çek Andrej Babish i ka bërë thirrje Evropës të fillojë negociata me presidentin rus Vladimir Putin për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, bëjnë të ditur mediat çeke.
Liderët evropianë tani kanë filluar të flasin për mënyrën se si Evropa duhet të negociojë me Putinin. Më parë, kur kryeministri hungarez Viktor Orban ishte me Zelenskin dhe Putinin, të gjithë e dënuan këtë", rikujton Babish, sipas portalit çek TN.
Babishi gjithashtu u bëri thirrje vendeve evropiane të vazhdojnë dialogun e drejtpërdrejtë me Moskën zyrtare, duke vlerësuar se ky është një parakusht i domosdoshëm për armëpushim dhe të vendosin komunikim me presidentin rus Vlladimir Putin.
Babishi vlerësoi se Evropa nuk është e aftë ta ndalë konfliktin vetë dhe kujtoi se "lojtari kryesor në negociata është presidenti i SHBA-së Donald Tramp".
"Marrëveshja paqësore ishte tashmë afër në prill 2022, por më pas u shfaq Boris Xhonson (ish kryeministri britanik) dhe mbizotëroi interesi për të vazhduar këtë konflikt. Sigurisht, kjo duhet të ketë një zgjidhje diplomatike", theksoi Babishi, duke shtuar se një zgjidhje për konfliktin duhet të gjendet gjatë negociatave aktuale sepse "njerëzit po vdesin në Ukrainë".
Foto: arkivi i MIA-s