Autoritetet siriane kanë sekuestruar dërgesë me armë të dedikuar për Hezbollahun në Liban
- Autoritetet siriane kanë sekuestruar dërgesë për grupin militant Hezbollah në Liban, njoftoi sot agjencia siriane e lajmeve.
- Post By Melahat Baftija
- 13:22, 26 janar, 2025
Damask, 26 janar 2025 (MIA) - Autoritetet siriane kanë sekuestruar dërgesë për grupin militant Hezbollah në Liban, njoftoi sot agjencia siriane e lajmeve.
Armët supozohet se janë dërguar përmes rutave kontrabanduese në kufirin libiano-sirian, në zonën e qytetit kufitar Sargaj.
Fotot e publikuara nga agjencia tregojnë disa pushka sulmi, raketa RPG dhe municione. mb/