• e premte, 05 dhjetor 2025

Autoritetet ruse kumtuan për viktima pas sulmit ukrainas

Autoritetet ruse kumtuan për viktima pas sulmit ukrainas

Moskë, 28 nëntor 2025 (MIA) - Një grua është vrarë në sulmin me dron ukrainas në rajonin rus Belgorod, kumtuan sot autoritetet lokale.

Një fëmijë pesëvjeçar gjithashtu është lënduar kur u godit një shtëpi private në fshatin Dragunskoe, shkroi guvernatori Vjaçesllav Glladkov në telegram. ka pasur disa zjarre", shtoi ai.

Ukraina po mbrohet nga invazioni rus më shumë se tre vite e gjysmë. Si pjesë e luftës së vet mbrojtëse, ajo po sulmon caqe në Rusi.

Numri i viktimave dhe dëmi që Ukraina ia shkakton territorit rus nuk janë në proporcion me pasojat shkatërruese nga lufta në Ukrainë, përkujton DPA. ab/

Foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR