• e shtunë, 04 janar 2025

Automjetet me të cilat u shkelën njerëzit në Nju-Orleans dhe Las Vegas ishin marrë me qira përmes aplikacionit të njejtë

Automjetet me të cilat u shkelën njerëzit në Nju-Orleans dhe Las Vegas ishin marrë me qira përmes aplikacionit të njejtë

Las Vegas, 2 janar 2025 (MIA) - Automjeti "Tesla" që shpërtheu të mërkurën në Las Vegas ishte marrë me qira nga Turo, aplikacioni i njejtë për automjete që u përdor për huazim të kamionetës që mori pjesë në sulmin në Nju-Orleans.

Nga ky aplikacion konfirmuan se automjetet e përfshira në të dy incidentet janë huazuar përmes shërbimit të tyre.

"Ekipi ynë për besim dhe siguri bashkëpunon në mënyrë aktive me organet e ndjekjes në mënyrë që të ndajë çfarëdo lloj informatash që mund të jenë të dobishme në hetimet e tyre", ceket në kumtesë.

"Nuk besojmë se dikush nga huazuesit ka pasur prejardhje kriminele që do t'i identifikonte si kanossje serioze dhe për momentin nuk i dimë informatat të cilat tregojnë se dy incidentet janë të lidhura", shtohet më tej në kumtesë.

Turo u lejon pronarëve të automobilave privat t'i huazojnë automjetet e veta.

Në Nju-Orleans dje një person u ndesh me turmën e njerëzve, me ç'rast jetën e humbën 15 persona. Bëhet fjalë për Shamsud Din Xhabar, shtetas amerika  nga Teksasi.

Shpërthimi i "Tesla Sajbertrak" ndodhi para hotelit të Trampit në Las Vegas dhe po hetohet si akt i mundshëm terrorist. Një person e humbi jetën, ndërsa 7 janë lënduar. ab/

Foto: МIА arkivi



 

QËNDRONI TË LIDHUR