• e mërkurë, 08 maj 2024

ASH: Ranë maskat, Mickoski shpalosi bashkëpunimim që ka me opozitën shqiptare

ASH: Ranë maskat, Mickoski shpalosi bashkëpunimim që ka me opozitën shqiptare

Shkup, 22 prill 2024

Ditë më parë të gjithë ishim dëshmitarë të thirjeve të Hristijan Mickoskit për unifikim të bllokut nacionalist maqedonas, kundër shqiptarëve në njësinë e tretë zgjedhore dhe në mbarë vendin. Të trishtuar nga mbështetja masovike historike që populli i dha mbrëmë Frontit Europian në sheshin e Shkupit, Mickoski sot i bëri thirje opozitës shqiptare që të shpalosin koalicionin e fshehtë dhe të bashkohen kundër shqiptarëve.

Thirjes tonë për distancim nga deklaratat e bllokut, VMRO, LEVICA dhe ZNAM, opozita shqiptare nuk ju përgjigj por zgjodhi të hesht duke konfirmuar kështu të gjitha konstatimet tona. Mbrëmë Mickoski konfirmoi edhe skenarin për përçarjen e Aleancës për Shqiptarët dhe tentimin e dështuar për ta shuar Aleancën, por të gjithë bashkë e morën përgjigjen nga mijëra anëtarët e simpatizantët tanë.


Opozitës shqiptare i bëjmë thirje sa nuk është vonë, që të bëhen të guximshëm dhe sot të dalin publikisht të refuzojnë thirjen e Mickoskit dhe të tërhiqen nga skenaret e rrezikshme anti shqiptare dhe anti perëndimore.
Edhe nëse jeni të kapur, të shantazhuar, të kushtëzuar nga Mickoski ose cilado strukturë tjetër, ju sigurojmë se ne do të ju mbrojmë dhe shpëtojmë, vetëm mos pranoni të shisni interesat kombëtare dhe t'i shërbeni VMRO-së, Mickoskit, Moskës e Putinit.


Naim Bajrami, Aleanca për Shqiptarët

Fotografia: Arkivi i MIA-s

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR