• e mërkurë, 15 maj 2024

Hapësira për akomodim të përhershëm të Ansamblit të Muzikës nga Tetova, për IN Gostivar do të kërkohet zgjidhje hapësinore 

Hapësira për akomodim të përhershëm të Ansamblit të Muzikës nga Tetova, për IN Gostivar do të kërkohet zgjidhje hapësinore 

Shkup, 7 maj 2024 (MIA) - Qeveria sot në seancën e 20-të ka miratuar Vendim me të cilin Ansambli i Muzikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut - Tetovë merr hapësira për shfrytëzim të përhershëm dhe miratoi obligim për zgjidhje hapësinore për akomodimi të IN Galeria Gostivar, i themeluar me vendim të Qeverisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori Vendim me të cilin Institucionit Nacional të Ansamblit Muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut - Tetovë, i jepen në shfrytëzim të përhershëm, pa kompensim, hapësira të cilat gjenden në rr. "Tetovo" p.n. Tetovë, pronësi e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Lidhur me vendosjen e I.N. Galeria Gostivar, të themeluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me udhëzim të Kryetarit të Qeverisë, Ministria e Kulturës është ngarkuar të  shqyrtojë dokumentacionin ekzistues të dërguar nga I.N. Galeria Gostivar në Qeveri dhe të dalë me një propozim zgjidhje në lidhje me vendosjen e tij të përhershëm. ls/

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut 

 

QËNDRONI TË LIDHUR