• e hënë, 23 dhjetor 2024

Marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë edhe më tej në fokus të mediumeve në Greqi

Marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë edhe më tej në fokus të mediumeve në Greqi

Athinë,1 5 maj 2024 (MIA) - Qëndrimet e BE-së dhe NATO-s, por edhe reagimet e brendshme në Greqi, respektivisht pozitat e partive opozitare dhe gjithsesi të Qeverisë lidhur me Marrëveshjen e Prespës edhe më tej janë në fokus të mediumeve greke, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gazeta "Katimerini" në tekstin e quajtur "Athina e pret Qeverinë e re në Shkup" e transmeton qëndrimin e Qeverisë aktuale greke se shteti ka kontinuitet dhe se krahas mosmarrëveshjeve të tyre para se të votohet Marrëveshja nga Prespa, tani e respektojnë.

Gazeta thekson se hapi i ardhshëm që pritet është formimi i Qeverisë te ne në fund të majit, kur të prezantohet programi "që do të tregojë ku shkojnë fqinjët".

Televizioni grek "Open" në tekstin nga Shkupi, transmeton qëndrime të qytetarëve, të cilët e theksojnë rëndësinë e perspektivës evropiane të vendit, por edhe deklaratën e ish kryeministrit Zoran Zaev, i cili e komenton qëndrimin e presidentes së re.

"Joharmonizimi sjell përgjegjësi dhe pasoja serioze për shtetin që menjëherë do të ndjehen nga qytetarët. Përgjegjëlsia nuk është vetëm politike, por edhe juridike. Ashtu, si bartës së funksioneve më të larta shtetërore, do të duhet t'i respektojnë Kushtetutën, marrëveshjen ndërkmbëtare të Prespës dhe ligjet", thotë Zaevi për televizionin "Open".

Përdorimi i emrit "Maqedoni" nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, shkaktoi edhe konfrontime të brendshme politike në Greqi mes Qeverisë dhe partive opozitare, së bashku me temat tjera aktuale greke, duke marrë parasysh atë se vendi tani është në periudhë parazgjedhore në prag të eurozgjedhjeve më 9 qershor.

Tre memorandumet për bashkëpunim, të cilat ende nuk janë ratifikuar në Parlamentin grek janë në fokus të zënkave të ndërsjella në relacionin Demokracia e Re - SYRIZA.

Qeveria greke thotë se qëndrimi i Siljanovska Davkova e arsyeston pozitën e tyre për vonesë të ratifikimit, ndërsa megjitha SYRIZA vonesa konsideron se nuk është në favor të Greqisë dhe paralajmërojnë iniciativë ligjore për miratimi e memorandumeve para deputetëve. bsh/

Foto: MIA/printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR