• e premte, 28 qershor 2024

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

Shkup, 15 maj 2025 (MIA) - Nëpunës policorë nga SPB Strumicë dje e kanë privuar nga liria D.K. (45) nga f. Dobrejcë.

Siç informojnë nga MPB, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, më shumë fidane të mbjellura të bimës kanabis dhe terezi dixhitale me mbetje të marihuanës.

Për rastin në fjalë është informuar Prokurori Publik nga PTHP Strumicë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër personit në fjalë do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR