• e shtunë, 23 nëntor 2024

Xhaferi në Kotor në samitin "Një rajon, vizion i përbashkët"

Xhaferi në Kotor në samitin

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Mal të Zi, në Samitin rajonal të liderëve në Kotor, nën moton “Një rajon, vizion i përbashkët”.

Siç njoftoi pres shërbimi i Qeversë, Xhaferi nesër do të drejtohet në Panelin 1 të titulluar "Situata në terren dhe planet e ardhshme - plani i ri i rritjes".

Në panel, krahas Xhaferit, do të drejtohen edhe Albin Kurti, kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Republikës së Serbisë, Borjana Krishto, kryetare e Këshillit të Ministrave e Bosnjë dhe Hercegovinës, Edi Rama, kryetari i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Xhejms O‘Brajan, ndihmës sekretari shtetëror për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike i SHBA-ve, Oliver Varhei, komisari i Politikës së Fqinjësisë dhe Zgjerimit i Komisionit Evropian.

Në panel, siç thuhet në kumtesë, do të diskutohet për Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR