• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jehona e zgjedhjeve presidenciale në Ambasadën e Brukselit deri në orën 17:00, 39 për qind

Jehona e zgjedhjeve presidenciale në Ambasadën e Brukselit deri në orën 17:00, 39 për qind

Bruksel, 7 maj 2024 (MIA) - Në rrethin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale në vendvotimin me numër 5003 në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel, deri në orën 17:00 votuan 36 nga gjithsej 93 shtetas të Maqedonisë, të cilët janë regjistruar për të votuar, që paraqet pjesëmarrje prej gati 39 për qind.

Siç deklaroi për MIA-n kryetari i Këshillit Zgjedhor në këtë vendvotim, Leonard Marku, votimi ka filluar me kohë në orën 07:00 dhe gjatë ditës nuk është paraqitur asnjë parregullsi.

"Pritet pas orës 17:00, kur edhe përfundon orari i punës në më shumë vende pune në Belgjikë, të ketë dalje më të madhe të votuesve të regjistruar", shtoi Marku.

Ndryshe, me pjesëmarrje prej gati 39 për qind, Ambasada në Bruksel është një nga përfaqësitë diplomatike-konsullare me jehonën më të madhe të votuesve në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Në vendvotimet në Ambasadën e Brukselit votojnë shtetas të Maqedonisë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Belgjikë dhe Luksemburg. Ata votojnë vetëm në zgjedhjet presidenciale, por jo dhe në zgjedhjet parlamentare për shkak numrit të vogël të qytetarëve, të cilët kanë paraqitur interes për të votuar.

Sipas ligjit zgjedhor, votuesit kontrollohen me një llambë UV përpara se të shkojnë në qendrat e votimit, pas çka identifikohen me dokumente personale identifikimi dhe votojnë, pas së cilës shënohen me UV sprej. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR