• e hënë, 20 maj 2024

Përfundoi votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në Dibër dhe Qendër Zhupë

Përfundoi votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në Dibër dhe Qendër Zhupë

Dibër, 7 maj 2024 (MIA) - Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë përfundoi votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, me ç'rast nga 81 që duhej të votonin, këtë e kanë bërë 78.

"Në komunën e Dibrës, nga gjithsej 81 persona, tre persona nuk e kanë ushtruar të drejtën e votës për shkaqe të ndryshme. Nga 78 që e bënë këtë, 46 votuan për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ndërsa 22 votuan vetëm për zgjedhjet parlamentare. Më 24 prill, rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale, këtë të drejtë e shfrytëzuan 29 persona. Shpërndarja e materialit zgjedhor ka përfunduar dhe shpresojmë që dita e nesërme e zgjedhjeve të shkojë mirë, tha për MIA-n, Rilind Hasa, kryetar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Në këtë komunë do të votohet në 27 vendvotime, ndërsa në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 19.269 votues për zgjedhjet presidenciale dhe 19.311 për zgjedhjet parlamentare.

"Në komunën tonë të drejtën e votës e realizuan 10 persona, aq sa ishin në listë, të gjithë edhe për zgjedhjet presidenciale edhe për parlamentare. Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, këtë të drejtë e shfrytëzuan 3 persona. Materiali zgjedhor është shpërndarë, nesër do të votohet në 16 vendvotime dhe presim që dita e nesërme zgjedhore të kalojë si e kaluar, pa asnjë problem", deklaroi për MIA-n, Nexhip Iljaz, kryetar i KKZ-së për Qendër Zhupë.

Sipas tij në listën e vetme zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale janë regjistruar 7.368 ndërsa për zgjedhjet parlamentare 7.383 votues.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në komunën Dibër të drejtën e votës e kanë realizuar 6379 ose rreth 35 për qind, ndërsa në komunën Qendër Zhupë 1279 ose 17,36 për qind. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR