• e hënë, 01 korrik 2024

Shënimi i Ditës së bazës logjistike

Shënimi i Ditës së bazës logjistike

Shkup, 20 maj 2024 (MIA) -Me një ceremoni ushtarake në kazermën "Ilinden" në Shkup sot do të shënohet Dita e bazës logjistike.

Në ceremoninë e njësisë më të lartë në sferën e logjistikës në Armatë do të marrin pjesë shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-koloneli Vasko Gjurçinovski, zëvendësministri i Mbrojtjes Tiron Jajaga, gjeneralë të armatës, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria, komandantët e komandave dhe njësive të armatës dhe të ftuar të tjerë.

Dita e njësisë, sipas programit, do të shënohet me fjalimet përkatëse dhe dhënien e masave stimuluese për pjesëtarët e njësisë.

Baza e logjistikës feston 20 majin në kujtim të ditës kur filloi kryengritja e Razllovcit në vitin 1876 dhe përgatitjet e para logjistike për fillimin e saj.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR