Vendim për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së në stërvitje në Bullgari dhe Gjermani dhe në operacion të NATO-s në Kosovë
- - Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria në mbledhjen e sotme të 20-të solli disa vendime për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitje dhe në operacion të NATO-s.
- Post By Fitore Curri
- 18:02, 7 maj, 2024

Shkup, 7 maj 2024 (MIA) - Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria në mbledhjen e sotme të 20-të solli disa vendime për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitje dhe në operacion të NATO-s.
Siç informoi shërbimi për informim i Qeverisë, është marrë vendim për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në stërvitjen "BEYOND HORIZON 24" në Bullgari, për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s "KFOR" në Kosovë dhe për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në stërvitjen „Combined Resolve 24-2“ në Gjermani. fc/
Fotografia: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut