• e hënë, 01 korrik 2024

Arrestohet shefi i administratës kadrovike në Ministrinë ruse të Mbrojtjes

Arrestohet shefi i administratës kadrovike në Ministrinë ruse të Mbrojtjes

Moskë, 14 maj 2024 (MIA) - Jurij Kuznjecov, shef i Drejtërisë kryesore kadrovike në Ministrinë ruse të Mbrojtjes, u arrestua nën dyshim se ka marrë rryshfet, deklaroi një përfaqësues i lartë i Komitetit hetues të Rusisë, Svetllana Petrenko.

"Drejtoria kryesore hetuese e Komitetit hetues të Rusisë ka ngritur procedurë penale kundër shefit të Drejtorisë kadrovike të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Jurij Kuznjecov. Ai është i dyshuar për marrjen e rryshfetit", tha Petrenko.

Sipas informatave të hetimit, Kuznjecov në periudhën 2021-2023 kur ka qenë shef i Drejtorisë së tetë të Shtatëmadhorisë, ka marrë rryshfet nga një sipërmarrës "për kryerjen e veprimeve të caktuara në dobi të tyre".

Gjatë bastisjes, te gjenerali janë gjetur para me vlerë mbi 100 milionë rublja në valuta të ndryshme (rreth një milion dollarë), flori, orë kolekisonuese dhe sende luksoze.

Gjykata i përcaktoi masë paraburgimi Kuznjecovit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR