• e premte, 05 korrik 2024

Arrestohen hajdutë në rrethinën e Gostivarit

Arrestohen hajdutë në rrethinën e Gostivarit

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Policia dje në ora 00:20 dhe në ora 13:00 në Dobërdoll të Gostivarit, kanë privuar nga liria J.M. (19) dhe I.F. (32) nga i njëjti fshat.

Siç njoftoi MPB, ata dyshohen se më datën 2 prill në f. Dobërdoll kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në shtëpi.

Në stacion policor është realizuar bisedë zyrtare, gjatë së cilës ata e kanë pranuar veprën.

Ata janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR