Mickoski paralajmëroi një investim të ri: Kompania farmaceutike zvicerane “Rontis” do të investojë dhjetëra milionë euro në Maqedoni për më shumë se 500 punonjës
- Kompania farmaceutike zvicerane "Rontis" do të investojë dhjetëra milionë euro në Maqedoni, që do të rezultojë në hapjen e më shumë se 500 vendeve të punës, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, pas mbikëqyrjes së aktiviteteve ndërtimore të projektit për ndërtimin e kopshtit në vendbanimin Inxhikovë, në Komunën e Gazi Babës.
- Post By Lindita Sulejmani
- 14:27, 11 maj, 2025
Shkup, 11 maj 2025 (MIA) - Kompania farmaceutike zvicerane "Rontis" do të investojë dhjetëra milionë euro në Maqedoni, që do të rezultojë në hapjen e më shumë se 500 vendeve të punës, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, pas mbikëqyrjes së aktiviteteve ndërtimore të projektit për ndërtimin e kopshtit në vendbanimin Inxhikovë, në Komunën e Gazi Babës.
Në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse vendi po punon për të gjetur investime të huaja, Mickoski theksoi se një nga prioritetet kryesore të Qeverisë janë investimet e huaja.
“Prioritet i kësaj Qeverie janë investimet dhe krijimi i vendeve të reja të punës, dhe mund të them se tashmë kemi konfirmim nga kompania farmaceutike zvicerane “Rontis”, e cila do të investojë disa dhjetëra milionë euro në Maqedoni për më shumë se 500 punonjës, punonjës të paguar mirë, kjo është vetëm një sërë nga lajmet e mira për qytetarët e Maqedonisë që i kemi kumtuar në periudhën e kaluar”, tha Mickoski. ls/
Foto: Uebsajt Rontis