Mickoski paralajmëroi investim të ri: Kompania farmaceutike zvicerane "Rontis" do të investojë në Maqedoni dhjetëra milionë euro për më shumë se 500 të punësuar
- Kompania farmaceutike zvicerane "Rontis" do të investojë dhjetëra milionë euro në Maqedoni, që do të rezultojë me hapjen e më shumë se 500 vendeve të punës, deklaroi sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski pas inspektimit në aktivitetet ndërtimore të projektit për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në lagjen Inxhikovë, në Komunën e Gazi Babës.
- Post By Besnik Shuki
- 16:27, 11 maj, 2025
Shkup, 11 maj 2025 (MIA) - Kompania farmaceutike zvicerane "Rontis" do të investojë dhjetëra milionë euro në Maqedoni, që do të rezultojë me hapjen e më shumë se 500 vendeve të punës, deklaroi sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski pas inspektimit në aktivitetet ndërtimore të projektit për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në lagjen Inxhikovë, në Komunën e Gazi Babës.
Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me atë nëse vendi punon në gjetjen e investimeve të huaja, Mickoski tha se një nga prioritetet kryesore të Qeverisë janë investimet e huaja.
"Prioritet i kësaj Qeverie janë investimet e huaja dhe hapja e vendeve të reja të punës, ndërsa mund të them se tashmë kemi konfirmim nga kompania farmaceutike zvicerane 'Rontis', e cila do të investojë disa dhjetëra milionë euro në Maqedoni për më shumë se 500 të punësuar, punëtorë mirë të paguar, kjo është vetëm një nga lajmet e mira për qytetarët e Maqedonisë që i kumtuam periudhën e kaluar", tha Mickoski. bsh/
Foto: Uebsajt Rontis