Për shumë kohë të shpejtë shkupjanët dhe banorët nga lagjet periferike do të mund ta shfrytëzojnë "Trenin e qytetit ", thotë Mickovski
- Pres për një kohë shumë të shpejtë shkupjanët dhe banorët nga lagjet periferike rreth Shkupit të mund ta shfrytëzojnë "Trenin e qytetit" në Shkup, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski pas inspektimit në aktivitetet ndërtimore të projektit për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në lagjen Inxhikovë, në Komunën e Gazi Babës.
- Post By Besnik Shuki
- 16:00, 11 maj, 2025
Shkup, 11 maj 2025 (MIA) - Pres për një kohë shumë të shpejtë shkupjanët dhe banorët nga lagjet periferike rreth Shkupit të mund ta shfrytëzojnë "Trenin e qytetit" në Shkup, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski pas inspektimit në aktivitetet ndërtimore të projektit për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në lagjen Inxhikovë, në Komunën e Gazi Babës.
Sipas tij, bëhet fjalë për projekt cilësor të Ministrisë së Transportit, që paraqet një hap përpara drejt reformës së sistemit.
"Ky është edhe një hap tjetër përpara drejt reformës në sistem, reformë në çdo fushë, për fat të keq, shumë gjëra duhen reformuar, në fakt, jo shumë, por gjithçka duhet të reformohet. Shteti nuk ishte në gjunjë, por plotësisht i fundosur dhe nuk kishte asnjë sistem. Tani, në bazë të prioriteteve dhe veglave që kemi në dispozicion, po i zgjidhim gjërat një nga një, dhe një vit më vonë situata është në mënyrë dramatike e ndryshme, krahasuar me një vit më parë", tha Mickoski.
Ai thotë se vitin e kaluar Maqedonia nuk kishte asnjë kargo lokomotivë funksionale, me çka më shumë se 1.000 vagonë që duhej të dorëzoheshin në Evropën e mesme, janë bllokuar në portin e Selanikut.
"Sot po flasim për një tren të qytetit, një hekurudhë, Korridorin 8, Korridorin 10, modernizimin, ndërsa para një viti nuk kishim asnjë kargo lokomotivë funksionale dhe më shumë se 1.000 vagonë që pritej të dorëzoheshin në Evropën e mesme, për fat të keq, janë bllokuar në portin e fqinjit tonë jugor, në qytetin e Selanikut, ose disa prej tyre duhej të kërkonin rrugë tjera për të shmangur Maqedoninë, sepse nuk kishte lokomotivë për t'i transportuar. Kjo ishte situata, aeroplanët për shuarje të zjarrit u ulën në tokë sepse nuk kishte shërbim, nuk kishte lokomotiva, nuk kishte trena për udhëtarë, paga të papaguara në NP Pyjet e Maqedonisë, Ekonomizimin e Ujërave e kështu me radhë", thotë kryeministri.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, javën e kaluar deklaroi se pret që linja e parë e "Trenit urban" Zelenikovë - Draçevë - Kisella Vodë - Aerodrom - Qendër (Stacioni i ri hekurudhor) të jetë në funksion deri në fund të vitit. Bëhet fjalë, siç tha ai, për një investim të madh prej rreth pesëdhjetë milionë eurosh për tre linjat e parashikuara të qytetit. bsh/
Foto: Printskrin