• e martë, 05 nëntor 2024

Ançeloti është trajneri i parë që tre herë e ka eliminuar Guardiolën nga Liga e kampionëve, Reali e ka fituar trofeun në dy rastet paraprake

Ançeloti është trajneri i parë që tre herë e ka eliminuar Guardiolën nga Liga e kampionëve, Reali e ka fituar trofeun në dy rastet paraprake

Mançester, 18 prill 2024 (MIA) - Karlo Ançeloti është trajneri i parë, i cili tre herë e ka eliminuar Pep Guardiolën nga Liga e Kampionëve.

Reali i Madridit, nën udhëheqjen e italianit mbrëmë e ka fituar Mançester Sitin përmes penaltive në çerekfinaële të Ligës së kampionëve.

Paraprakisht, Reali i udhëhequr nga Ançeloti e ka eliminuar Guardiolën në gjysmëfinale në vitin 2022, si dhe në gjysmëfinale në vitin 2014, kur spanjolli e ka udhëhequr Bajernin e Mynihut. Në të dy rastet, Reali në fund e ka fituar trofeun.

Këtë sezon, Reali i Madridit në gjysmëfinale do të luajë kundër Bajernit të Mynihut. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR