Ranieri shkon në pension në fund të sezonit
- Trajneri i Romës, Klaudio Ranieri publikoi se në fund të sezonit aktual do t'i japë fund karrierës si trajner.
- Post By Besnik Shuki
- 15:08, 18 janar, 2025
Romë, 18 janar 2025 (MIA) - Trajneri i Romës, Klaudio Ranieri publikoi se në fund të sezonit aktual do t'i japë fund karrierës si trajner.
Trajneri 73-vjeçar italian gjendet në krye të Romës nga nëntori i vitit 2024. Para asaj, ai tashmë ka qenë dy herë trajner i Romës - nga viti 2009 deri vitin 2011 dhe në vitin 2019.
"Klubi duhet të kërkojë trajner të ri për udhëheqjen e klubit. Në fund të sezonit do ta përfundoj karrierën si trajner, koha është të them 'mjaftë është'", deklaroi Ranieri për "Rai Sport".
Trajneri italian deri tani ka punuar Çelsi, Fiorentinë, Parma, Napoli, Valencia, Juventus, Lester, Fulam, Monako, Inter, Atletiko dhe klube tjera.
Në vitin 2016, Ranieri është shpallur për trajner të vitit nga FIFA. Vitin e njëjtë ai u pranua në "Hal of fame" të futbollit italian. bsh/
Foto: EPA